Komuna e Gjilanit
Komuna e Gjilanit me zhvillimin e platformës “Kontratat e hapura” është duke ju siguruar të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik. Kjo platformë mundëson pasqyrimin e të gjitha kontratave nga drejtoritë komunale me qëllim që këto shënime të përdoren më tutje në funksion të transparencës së plotë në komunë.