Hapja e komunës për qytetarët është qëllimi parësor i komunës së Gjilanit. Komuna e Gjilanit me zhvillimin e platformës “Kontratat e hapura” është duke ju siguruar të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik. Kjo platformë mundëson pasqyrimin e të gjitha kontratave nga drejtoritë komunale me qëllim që këto shënime të përdoren më tutje në funksion të transparencës së plotë në komunë. Kthimi i besimit të qytetarëve në institucione publike përmes transparencës dhe qasjes së lehtë në shërbime komunale është vizioni jonë për Gjilanin.
Titulli i aktivitetit të prokurimit
- Data e publikimi të njoftimit për kontratë
- Numri i operatorëve ekonomik që kanë shkarkuar dosjen e tenderit
- Numri i operatorëve ekonomik që kanë dorëzuar ofertat
- Data e publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës
- Data e publikimit të anulimit të njoftimit
- Vlera e parashikuar e kontratës
- Emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata
- Data e nënshkrimit të kontratës
- Data e fillimit të implementimit të kontratës
- Data e mbylljes së kontratës
- Vlera totale e kontratës, duke përfshirë të gjitha taksat
- Drejtoria të cilës i takon kontrata.
Platforma “Kontratat e Hapura” është zhvilluar në kuadër të projektit Techstitution në partneritet të ngushtë me Komunën e Gjilanit. Qëllimi i ofrimit të kësaj platforme është informimi i qytetarëve të Komunës së Gjilanit me proceset e prokurimit/kontratave të nënshkruara nga ky institucion. Techstitution është një projekt i zbatuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova iniciuar dhe mbështetur nga Zyra e UNICEF në Kosovë. Teknologjitë të cilat janë përdorur për zhvillimin e platformës “Kontratat e Hapura” janë: MongoDB, ExpressJS, NodeJS, Angular.